VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (15 - 16 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.



Pjesa më e madhe e Evropës ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Stuhi ere dhe shira intensivë përfshijnë Ishujt Britanikë dhe Evropën Qendrore.
Balltiku dhe Evropa Lindore kanë reshje dëbore. Ndërsa vendet Nordike, Gadishulli Iberik, Peloponezi dhe brigjet e Turqisë paraqiten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vranësira të dendura me reshje të pakta shiu paraqiten në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja sjell përmirësim gradual. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 17°C. Era fryn mbi 45 km/h, me dallgëzim deri në 3 ballë.


Do të njihemi tani me kushtet e motit në Rajon dhe Evropë për ditën e nesërme.
Një qendër ciklonare në Veri–Verilindje të Evropës sjell reshje të dendura dëbore në Balltik dhe Evropën Lindore.
Evropa Qendrore dhe Britania e Madhe përfshihen nga shira të dendur. Ndërsa gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Ballkani mbeten me mot të qëndrueshëm.


Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në Veri dhe Qendër me reshje të pakta shiu e dëbore në zonat malore.
Pasditja sjell përmirësim në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugu dhe Juglindja mbeten me reshje të izoluara. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 15°C. Era fryn jugore mbi 55 km/h, me dallgëzim 4 ballë.