PAMJET/ Kryeministri Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Kosovë, në kuadër të 18-vjetorit të pavarësisë së saj, që festohet nesër, më 17 shkurt.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në Prishtinë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi një takim kokë më kokë.

Zyra e shtypit e kryeministrit Rama ndau foto nga takimi i zhvilluar në zyrën e presidentes Osmani.

PAMJET/ Kryeministri Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri Rama, pas takimit me presidenten Osmani, pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Rama gjithashtu do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si dhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.