Kërkesa e SPAK-ut për Ballukun, Peleshi mbledh Këshillin e Imunitetit në datën...
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që më datë 23 shkurt të thërrasë Këshillin e Imunitetit për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut.
Mbledhja që pritet të mbahet në orën 10:00 të 23 shkurtit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK-u për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës dhe e vënë nën akuzë për “Shkelje të barazisë në tenderë”.
NJOFTIMI I KUVENDIT
Te nderuar anetare te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojme se ne daten
23.02.2026, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar në lidhje me:
-Vijimin e mbledhjes per shqyrtimim e kërkesës së Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
Mbledhja do të zhvillohet në Kryesine e Kuvendit, ne sallën “Pjetër Arbnori”.
