“PARTIZANI” - Berisha zbaton masën e sigurisë, shtrëngime duarsh në derën e SPAK-ut dhe "zbulon" listën e Dumanit

Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga ana e GJJKO lidhur me dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Si çdo herë që Berisha shkon në SPAK ai është pritur nga mbështetës dhe militantë të Partisë Demokratike me të cilët  shtrëngoi duart dhe u përshëndet.

Me të mbaruar detyrimin e tij të paraqitjes, Berisha dha një prononcim për mediat.

Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK, ku theksoi se Altin "Troplini", eshte mercenar i Ramës dhe avokat i Irenës me 5 mbiemra.

"Altin Troplinit, armikut primitiv të pluralizmit politik, mercenarit të Edi Ramës dhe partisë së krimit, avokatit të Irenës me 5 mbiemra, drejtësia vonon, por nuk harron", u shpreh Berisha.

FJALA E BERISHËS

Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, për 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij, edhe katër vite para lindjes së tyre.

Dërguar çdo institucioni, pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës, i cili tha se Skapi duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën.

Kjo është lista, ata brenda një dite kanë dërguar 16 kërkesa për hetim 30-vjeçar. Kjo nuk ka lidhje me dosjen. Dosja nuk ishte gjë, dosja është një piramidë.

Meqë jemi këtu, keni një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar.

Një proces politik kundër liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë, në të cilin ju do gjeni 35 falsifikime të falsifikatorëve Dumani, Kraja dhe Millonai.

Domethënë Troplini, ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja dhe ndrikulla e kartelit të drogës së Elbasanit, Enkelejda Fetahu.

Në këtë publikim janë të rreshtuara me fakte të pakundërshtueshme 35 falsifikime, secili prej tyre përbën krim të rëndë në procesin e dosjes Partizani.

Tani, meqenëse kjo është vetëm një dosje, do ua dërgojmë të gjithëve në formë dixhitale.

Sepse kopjet janë më të pakta, do donim që secili prej jush ta kishte në bibliotekë, por me kërkesat e mëdha është shumë e vështirë ta përballosh.

Kthehemi aty ku është turpi i turpit të turpit të sistemit të drejtësisë, dëgjoni tani për Irenën me 5 mbiemra.

Dëgjoni tani!

Irena me 5 mbiemra, i ndjeri komisioner Dariel Sina, e kishte kapur në krime të shëmtuara gjatë deklarimit të pasurive.

Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar apartamentin me sipërfaqe 63.65 metër katrorë në Fier. Apartament banimi, sipërfaqe 2 plus 1.

Kjo fshehje pasurie është justifikuar nga Irena me 5 mbiemra dhe ka fituar, natyrisht se është shoqe e ngushtë e Lindës së Surrelit dhe disa personave të tjerë me pushtet.

Ka qenë një këshilltare besnike e Ergys Agasit.

Pra, Irena me 5 mbiemra, kur është kapur mat me mashtrimin, ka thënë e harrova, e kisha harruar.

Mos harroni se për një garsionere i kanë nxjerrë gjykatësit, i kanë flakur në rrugë, jo se e kanë harruar, por se e kanë deklaruar se e kanë dhuratë nga i ati i vet.

Por Irena nuk është vetëm kaq. Jo.

Irena që mbrohet nga llumi i llumit të këtij sistemi, apartamentin tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metër, të cilin thotë njëherë se e bleva me 10 mijë euro, dhe pastaj këtë çmim e rrit në 22 mijë euro.

Ku i paratë, i thonë, kam harruar thotë. Reale kjo.

Nuk ka treguar burimin e parave që ua ka marrë ryshfet klientëve të saj.

Kjo është gjykatësja.

Dhe prandaj Dariel Sina, këtë e përjashtonte nga sistemi.

Por së fundmi nuk mbaron këtu.

Irena me 5 mbiemra, ka fshehur dy garazhe në Tiranë. Nuk i ka deklaruar në procesin e vlerësimit të vetingut.

Pra, vetëm me këto, Irena me 5 mbiemra, meriton disa vite burg për fshehjen e pasurive të paligjshme.

Ajo mbahet si monumenti më i shëmtuar i sistemit që përfaqëson.