Rikthehet vëmendja e lexuesve te Biblioteka Kombëtare/ Çula: Tashmë kemi rreth 45 mijë lexues në portalin digjital
Nga Fiorenca Cana Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2026, 08:56
Greis, që studion për Bioteknologji, është një nga të rinjtë që frekuentojnë Bibliotekën Kombëtare, sidomos gjatë sezonit të provimeve.
Drejtorja e Bibliotekës Kombëtare, Majlinda Toçi Çula, thekson se ky trend pozitiv është një tregues i qartë i rikthimit të vëmendjes ndaj leximit.
Duke iu referuar të dhënave të muajve të fundit, thotë se të rinjtë po frekuentojnë më së shumti hapësirat e Bibliotekës.
Një risi e rëndësishme mbetet edhe rritja e lexuesve online, ku rreth 45 mijë lexues digjitalë kanë frekuentuar portalin online të Bibliotekës Kombëtare.
Rritja e frekuentimit, si fizik ashtu edhe digjital, është një tregues se Biblioteka Kombëtare mbetet një qendër e rëndësishme e dijes dhe kulturës.
