PAMJET/ Eva Dumani shpëton nga kampet e Sirisë, përqafimi i parë me nënën dhe vëllanë pas ardhjes në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2026, 22:14
Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka publikuar pamjet kur Eva ka mbërritur në shtëpi e takohet pas 12 vitesh me të ëmën Mide Dumanin.
Një moment prekës e plot lot gëzimi prej nënës e të bijës. Pak momente më pas takimi me Endrin i kthyer nga Siria 6 vite më parë.
Një dramë e vërtetë 12 vjeçare për Mide Dumanin të cilës bashkëshorti Shkëlzeni ia mori fëmijët duke i çuar në Siri./ Marrë nga TCH
VIDEO - Më poshtë pamjet e ribashkimit të Eva Dumanit me familjarët e saj

