Konflikt në Fier/ Qytetari i përplas derën në fytyrë, dy venezuelianet thërrasin policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2026, 20:46
Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme mes dy shtetase venezueliane dhe një qytetari nga Fieri. Gjatë konfliktit, ky i fundit i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre.
Konkretisht, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ ndërkohë që paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Gjithashtu, venezuelianet kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur sqarimin e ngjarjes.
