Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik, taksia përplas motomjetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2026, 17:12
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.
Bëhet me dije se një taksi ka përplasur një motomjet dhe si pasojë drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.
