VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (11 - 12 Shkurt 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pellgu i Mesdheut do të VIJOJË nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike , më problematike PARAQITET brigjet Jugperëndimore të Europës si edhe Italia Jugore.
Po ashtu; ishujt Britanikë dhe brigjet e Egjeut; dominohen nga rrebeshe shiu.
Ndërsa nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; paraqiten Gadishulli Skandinav; vendet Lindore si edhe brigjet e Deti të Zi.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, në vendin tonë mbizotërojnë vranësirat, përgjatë gjithë 24-orëshit, duke sjellë rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore edhe reshje dëbore në zonat malore; Orët e pasdites sjellin shtim të shirave në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore.
Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë me shpejtësinë 65 km/h; do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Qendrore dhe zona e Alpeve do të përfshihen nga një sistem i dendur me vranësira.
Gjithashtu e njëjtë do të PARAQITEN Britania e Madhe dhe skaji Juglindor i Evropës. Ndërkohë; Rajoni i Ballkanit do të mbetet me reshje shiu e dëbore në sasi më të pakta NDERSA me mot të kthjellët do të PARAQITEN gadishulli Iberik; gadishulli Skandinav si edhe vendet e Evropës Lindore.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, orët e paradites; do të vijojnë nën mbizotërimin e vranësirave , më të dukshme në zonat Veriore – Verilindore.
Parashikohet që orët e pasdites të zhvillojnë më tej vranësira. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë me shpejtësinë 65 km/h; krijohet dallgëzim 5 ballë.

