Diplomati amerikan takohet me kreun e SPAK dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë/ Ambasada: Bashkëpunim për luftën kundër krimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një tjetër mesazh të fortë sa i takon luftës kundër krimit të organizuar.

Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit ka zbarkuar ditët e fundit në Tiranë, ku ka pasur një sërë takimesh të rëndësishme.

Ai ka zhvilluar takime në SPAK e GJKKO, ku është takuar me kreun e SPAK, Klodjan Braho, kreun e BKH-së, Joni Keta, dhe kreun e GJKKO-së, Erjon Bani. Po ashtu, ai ka zhvilluar takime me presidentin Bajram Begaj, ministrat Lamallari dhe Koçiu, si dhe përfaqësues të policisë.

“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.”