Prokuroria dërgon kërkesë informacioni ndaj Ujësjellësit Vlorë për 2022, pretendime për pagesa fiktive

Prokuroria e Vlorës, përmes një shkrese zyrtare, ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Ujësjellësit të Vlorës për periudhën e vitit 2022, lidhur me disa punonjës të cilët, sipas të dhënave paraprake, rezultojnë me bordero në punë, ndërkohë që në të njëjtën kohë kanë qenë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Burime pranë Prokurorisë  bëjnë me dije se pritet nisja e hetimeve për këtë rast, për të verifikuar dyshimet mbi pagesa të mundshme fiktive dhe shkelje të tjera ligjore.

Ndërkohë, më herët Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar dhjetëra dosje pranë Zyrës së Aseteve në Bashkinë Vlorë, që lidhen me menaxhimin e hapësirave të plazheve dhe sipërfaqeve publike.

Hetimi fokusohet në periudhën 2023–2025 dhe dyshohet për abuzime me dhënien dhe administrimin e parcelave.