Lara Colturi drejt Olimpiadës Dimërore/ Toçi: Shqipëria synon podiumin
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e Ora News, Elvis Toçi , president i Federatës Shqiptare të Skive, foli mbi përgatitjet dhe ambiciet e Shqipërisë për Olimpiadën Dimërore.
“Jemi në ditët e fundit përgatitore. Lara dhe ekipi i saj ndodhen aktualisht në male, duke u munduar të gjejnë kushtet më të mira për stërvitje. Emocionet janë të mëdha, ka stres dhe presion, nuk është e lehtë të konkurrosh me ambicie të larta për një vend të vogël si Shqipëria. Nuk është hera e parë që përpiqemi të jemi pjesë e projekteve ndërkombëtare,” tha Toçi.
Ai shtoi se për herë të parë numri i sportistëve shqiptarë në disiplinat alpine është rritur në katër, një numër i konsiderueshëm për Shqipërinë. “Pretendojmë një podium falë performancës së Larës Colturi,” përfundoi presidenti i federatës.
