CHIKAGO FIRE OFERTË LEWANDOWSKIT/ Klubi amerikan i paraqet polakut kontratë 2-vjeçare me pagë të majme

Çikago Fajër po tenton një goditje të madhe në merkato. Klubi amerikan ka shprehur interes konkret për sulmuesin polak, Robert Levandovski. Klubi amerikan i ka paraqitur 37-vjeçarit një kontratë dyvjeçare me pagë të majme, duke synuar ta bëjë atë transferimin e madh të verës.

E ardhmja e Robert Levandovskit mund të jetë Amerika. Për polakun ka shfaqur interes Chicago Fire.

Klubi që merr pjesë në MLS, i ka ofruar 37 vjecarit një kontratë dy vjecare, ndërsa paga pritet të jetë e lartë. Bisedimet kanë qenë pozitive, megjithatë deri tani nuk ka një marrëveshje paraprake.

Chicago Fire po punon intensivisht që ta bindë sulmuesin të nisë një aventurë të re në MLS, duke e parë atë si figurën qendrore të projektit sportiv dhe marketingut të klubit.

Levandovski ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe e ardhmja e tij mbetet e hapur. 

Katalanasit nuk kanë plane konkrete për rinovim, pasi po kërkojnë një sulmues më afatgjatë për projektin e ri të skuadrës.

Polaku është i tunduar nga oferta amerikane, që do t’i siguronte një kontratë të rëndësishme financiare në fazën përmbyllëse të karrierës së tij.

Nëse transferimi realizohet, Levandovski do të ishte një nga emrat më të mëdhenj që i bashkohet MLS-së, duke rritur ndjeshëm profilin e kampionatit amerikan dhe të vetë Chicago Fire.

Lewandowski vazhdon të tregojë efikasitet para portës, teksa deri më tani ka shënuar  13 gola në të gjitha garat.