VAR I PRISH FESTËN GJIMSHITIT/ Mbrojtësi realizoi për Atalantaën, goli u anulua për pozicion jashtë loje

Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme në serinë A, teksa ka mposhtur 2 me 1 Kremoneze duke u afruar edhe më shumë me zonën europiane. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Berat Gjimshiti, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Fitore arriti edhe Roma që mundi 2 me 0 Kaljarin.

Pas suksesit në kupë ku eliminoi Juventus, Atalanta ka triumfuar edhe në kampionat. Bergamaskët mposhtën 2 me 1 Kremoneze në shtëpi.

Vendasit e nisën mjaft mirë sfidën duke tentuar të gjejnë golin e avantazhit që në minutat e para. Objektivin e arrijnë pas 13 minutash lojë me Kërstoviç.

Bergamaskat vijuan sulmet për të dyfishuar rezultatin, por shtylla i mohon golin Samardziç

Në minutën e 25 të sfidës, vendasit arritën të shënojnë golin e qetësisë. Zappacosta dyfishoi shifrat, pas asistit të Mario Pasalic.

Rastet për shënim nuk munguan as në pjesën e dytë me të dyja skuadrat që shpërdoruan disa mundësi.

Në minutën e 91-të, Atalanta gjen golin e tretë me Berat Gjimshitin, por mbrojtësi kuqezi është i pafat, pasi goli i tij u anullua për pozicion jashtëloje.

3 minuta më pas, Kremoneze arriti të ngushtojë rezultatin, por që i vlen thjesht për statisitikë.

Pas kësaj fitorje, Atalanta mban vendin e 7 me 39 pikë, dhe afrohet edhe më shumë me zonën europiane. Ndërkaq, Kremoneze vijon të mbetet në zonën e ftohtë të renditjes.

Fitore ka arritur edhe Roma. Skuadra e Gasperinit mposhti 2 me 0 Kaljarin. Protagonist ishte Malen që shënoi dopjetë.Fillimisht sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 25.

Në pjesën e dytë, Malen shënoi sërisht për t’i siguruar 3 pikët Romës në Olimpiko.

Me këtë fitore, Roma barazon me pikë Juventus, ndërsa diferenca me Napolin e vendit të tretë ngushtohet në vetëm 3 pikë. Diferenca mes tyre mund të thellohet ose barazohet, pasi në ndeshjen e ardhshme, Napoli do të presë Romën në shtëpi. Ndërkaq, inter udhëheq kampionatin italian me 58 pikë, 8 më shumë se rivalët e Milan.