Kupa e Shqipërisë, Vllaznia fiton minimalisht ndaj Bylisit në Ballsh
Vllaznia ka mundur Bylisin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/4-at e Kupës së Shqipërisë.
Sfida mes shkodranëve dhe ballshiotëve u vendos nga një gol i Lirim Kastratit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët arritën të fitonin një penallti, por gjyqtari, pasi u konsultua me VAR-in, anuloi 11-metërshin, duke akorduar pozicion jashtë loje në dëm të Bylisit.
Sfida vijoi sërish me sulme nga vendasit, por kuqeblutë, përmes një kundërsulmi, arritën të futeshin në zonën kundërshtare, ku Bismarck u ndalua në mënyrë të parregullt, çka solli një 11-metërsh për mysafirët. Nga pika e bardhë, Lirim Kastrati nuk gaboi, duke shënuar golin që rezultoi edhe i vetmi i takimit.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet më 4 mars, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 15:00.
Sipas kalendarit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, sot në fushë zbresin Teuta dhe Egnatia, me dy skuadrat që do të përballen në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Ndeshjet e kthimit të Kupës do të luhen më datë 4 mars.
Kupa e Shqipërisë – ndeshjet e para:


