JUVE I PAKËNAQUR ME ARBITRAT/ Drejtuesit: Vendimet e tyre po na penalizojnë në Champions

Pakënaqësitë ndaj gjykimit të abritrave nuk mungojnë. Kësaj radhe juventus është ankuar pranë Shoqtës Italiane të Arbitrave, pasi sipas drejtuesve ata janë penalizuar në tre raste, gjë e cila u rrezikon vendin në Ligën e Kampionëve.

Juventusi pretendon se vendimet e arbitrave, po e penalizojnë ekipin drejt për drejt në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Rasti i fundit lidhet me penalltinë e anuluar në ndeshjen kundër Lazios, për faullin e Gilas ndaj Cabal.

Një episod që i shtohet dy vendimeve të tjera të diskutueshme: goditja me dorë e Joao Marios kundër Veronës, e ndëshkuar me penallti, dhe shqelmi i Gilas ndaj Conceiçaos në ndeshjen e parë në “Olimpico”, që nuk u sanksionua.

Për këtë arsye drejtuesit e zonjës së vjetër, bënë një kërkesë ndaj Shoqatës Italiane të Gjyqtarëve për dialog dhe bashkëpunim. Reagimi ishte I menjëhershëm, ku në deklaratën e zvnds.presidentit Francesco Massini shkruhej:

"Dëshirojmë të sqarojmë se nuk i kemi kundërshtuar kurrë propozimet e reformës përgjatë këtyre linjave .  Profesionalizmi i gjyqtarëve nuk mungon. Por jemi të hapur për të punuar me të gjitha  ligat, për një reformë të përbashkët dhe ekonomikisht të qëndrueshme, duke garantuar autonominë teknike të federatws.”

Më herët edhe trajneri Luciano Spalletti ka shprehur pakënaqësi lidhur me gjykimin e arbitrave, që sipas tij herë pas here kanë krijuar cekuilibër.

“Në fushë ishim 22 lojtarë plus një, dhe i vetmi jo-profesional ishte gjyqtari. Kjo krijon çekuilibër. Në një ndeshje të tillë, penalltia është e qartë,- deklaroi ai pas sfidës Juventis Lazio.

Sfida e ardhshme për Juven është  në “Meazza” kundër Interit.