TONI KROOS MBRON RONALDON/ Ish-mesfushori: Pa CR7-n, askush nuk do ta shikonte Ligën Saudite
Toni Kroos ka kritikuar ashpër Ligën Profesionale Saudite dhe mënyrën se si po trajtohet Cristiano Ronaldo. Ish mesfushori gjerman tha në një intervistë për mediat se rritja e vëmendjes globale ndaj kampionatit saudit lidhet drejtpërdrejt me ardhjen e Ronaldos, ndërsa shtoi se nëse portugezi do të largohej, askusht nuk do ta shihtë më atë kampionat
Toni Kros e di mirë impaktin që ka Ronaldo në fushën e blertë por edhe jashtë saj. Të dy kanë ndarë dhomat e zhveshjes te Real Madrid, teksa sëbashku fituan dhjetëra trofe me los blankos. Ish mesfushori gjerman ka zgjedhur të reagojë për situatën që po kalon ish shoku i tij i skuadrës te Al Nasër. Sipas Kroos, rritja e famës së kampionatit saudit lidhet pothuajse tërësisht me praninë e yllit portugez.
“Liga saudite është një realitet krejt tjetër. Para ardhjes së Cristiano Ronaldos, shumë pak njerëz e dinin se ekzistonte. Sot, në mënyrë paradoksale, nuk po respektohet pikërisht ai që i dha asaj vëmendje ndërkombëtare”
Gjermani thekson se ndikimi i Ronaldos në futbollin saudit nuk mund të nënvlerësohet.
“Po e them qartë: nëse Cristiano largohet nesër, askush nuk e ndjek më atë ligë”
Më parë Toni Kroos ka kritikuar futbollistët evropianë që transferohen në Arabinë Saudite për arsye financiare, duke pretenduar se duke vepruar kështu, ata tradhtojnë traditat e futbollit. Kroos dhe Ronaldo luajtën së bashku te Real Madridi nga viti 2014 deri në vitin 2018, teksa më pas ylli portugez u largua nga Madridi për te Juventusi. Ndërkaq, Toni Kros u terhoq nga futbollit në verën e vitit 2024 dhe tashmë po shijon jetën përtej fushës së blertë.
