FOTO+VIDEO/ KRYEMINISTRIA NË FLAKË! Protestuesit hedhin molotovë drejt godinës, kundërpërgjiget policia
Partia Demokratike zhvillon sot një protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe krijimin e një ekzekutivi teknika.
Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angazhuar mbi 1.000 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa godina e Kryeministrisë është e mbrojtur me masa metalike për të parandaluar trazira.
Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe ka bërë të ditur kontaktet emergjente për çdo rast.
Pas disa fjalimeve të figurave opozitare është ngjitur në podium kreu i PD-së Sali Berisha për të mbajtur fjalën e tij.
Në protestë është parë dhe ish-deputeti Salianji i cili muajt e fundit ka qenë kritikë ndaj Berishës dhe strukturave drejtuese.
Por këtë të martë, gjatë protestës të thirrur nga Partia Demokratike, u regjistruan tensione pas fjalimit të fundit të kreut të PD-së, Sali Berisha.
Disa protestues hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, duke krijuar situatë të tensionuar. Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.
Lajmi në përditësim ...

