NGA PAPA, TE GJYQTARËT, TIK-TOK E DIELLA/ Rama: Ftova Papën në Shqipëri për 130-vjetorin e “Zojës së Këshillit të Mirë”

Kryeministri Edi Rama episodin e pestë të podkastit “Flasim”, e nisi me vizitën në Vatikan dhe tha se kishte ftuar Papën Leonin e 14-të për të ardhur në Shqipëri. Kryeministri komentoi edhe rritjen e pagave për gjyqtarët, gjë për të cilën tha se nuk ka për të ndodhur. Kryeministri Rama komentoi gjithashtu rihapjen e TikTok në Shqipëri, si dhe cmimin e marrë nga Diella në Dubai.

Episodin e pestë të këtij sezoni të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama e nis me vizitën në Vatikan.

Kryeministri tha se kjo vizitë kishte një domethënie të veçantë, pasi përfshiu edhe një ndalesë të paharrueshme në Bazilikën “Zoja e Këshillit të Mirë”, vend ku ruhet shëmbëlltyra e Shën Marisë, e shkëputur nga muri i Kishës së Vjetër të Shkodrës në vitin 1467.

Rama Kryeministri informoi se kishte ftuar Papën në Shqipëri, pikërisht për 130 vjetorin e shpalljes së “Zojës së Këshillit të Mirë”. 

Kreu I qeverisë komentoi edhe një herë kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, duke thënë se dicka e tillë nuk  ka për të ndodhur.

Bëri me dije se TikToku u rihap në vendin tonë pasi janë vendosur mekanizma të rinj sigurie

Jashtë vëmendjes nuk ua la as amnistia penale, teksa shtoi se paraburgimi ëhstë një plagë e shoqërisë për të cilën do të ndërhyhet

E fundit, por jo nga rëndësia ishte Diella dhe çmimi që ajo mori në Dubai.  

Kryeministri shtoi se me këtë vlerësim, Shqipëria vendoset edhe një herë në fokus, për një produkt për të cilin jo vetëm shqiptarët, por dhe bota do të dëgjojnë të reja të tjera shumë shpejt.