MOSBESIM PËR “TERRITORIALEN”/ Haxhimali: Reforma mund të marrë kohë deri në zgjedhjet e 2031

Teksa maxhoranca e opozita gjetën gjuhën e përbashkët për të vijuar komisionin për territorialen, ekspertët e shohin me skepticizëm një produkt konsensual. Eksperti për pushtetin vendor Agron Haxhimali, në një intervistë për Ora Neës dha sugjerimet e tij për reformën, ndërsa theksoi idenë për më shumë kohë në dispozicion edhe nëse ajo do të duhej të mos ishte gati për zgjedhjet e ardhshme lokale. 

Ndryshe nga partitë politike, eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, mendon se reforma territorial do të ishte më efektive dhe e plotë nëse do të merrte më shumë kohë dhe të implementohej së bashku me ndryshimet që mund të vinin edhe në kodin zgjedhor.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet skeptik në gjetjen e një konsensusi mes palëve politike.

Por çfarë sugjeron ai për një reformë të qëndrueshme territoriale?

"Propozoj për 3 alternativa. Të vendosin vetë qytetarët ose të bëhet nëpërmjet referendumeve lokale."

Ndërkohë të shumta i sheh problemet që duhet të marrin zgjidhje në këtë reformë.

Pas një ngërçi 2-mujor, PD e PS gjetën gjuhën e përbashkët për të vijuar më tej me reformën. Për këtë qëllim me dakordësi Komisioni do të mbajë mbledhjen e radhës  të mërkurën e në orën 12.