VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (7 - 8 shkurt)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Lindore dhe Veriore do të përfshihen nga vranësira të dendura, dhe temperatura të ulëta. Britania e Madhe dhe gadishulli Iberik do të kenë reshje shiu dhe stuhi të forta ere.
Ballkani paraqitet me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Qendrore mbetet me mot kryesisht të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta shiu, më të dukshme në Verilindje dhe Juglindje. Pasditja sjell përmirësim në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugu mbetet me vranësira. Temperaturat variojnë nga 5°C deri në 17°C. Era fryn jugperëndimore mbi 50 km/h, me dallgëzim mbi 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Stuhia e fuqishme vijon në Evropën Jugperëndimore me shira intensivë dhe erë të fortë.
Italia Jugore dhe brigjet e Detit të Zi do të kenë reshje shiu, ndërsa Europa Qendrore, Lindore dhe Ballkani dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vendi do të ketë reshje të pakta shiu në të gjithë territorin, ndërsa dëborë pritet në zonat verilindore dhe juglindore.
Gjatë pasdites reshjet ndërpriten dhe rikthehen kthjellimet. Temperaturat zbresin nga 4°C deri në 16°C. Era fryn veriperëndimore mbi 40 km/h krijon dallgëzim mbi 2 ballë.

