Beqiri: Me çështjet e fundit, Kushtetuesja duket sikur po mat peshën politike të vendimit që ajo do marrë

Juristi Evarist Beqiri i ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, të moderuar nga Luan Rama, komentoi zhvillimet më të fundit që ka prodhuar së fundmi Gjykata Kushtetuese.

“Me ndryshimet e fundit të Kushtetutës në vitin 2016-të u zgjerua gama e çështjeve për të cilat individët mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Pra, nëse më parë mund t’i drejtoheshe Gjykatës Kushtetuese vetëm për shkelje të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, sot individi mund t’i drejtohet për shkelje të lirive themelore.

Pra automatikisht kjo e zgjeron gamën e çështjeve. Dhe kjo lidhet jo vetëm me lëvizjet politike, por edhe me aspektin e lëvizjes tronditëse që SPAK-u ka bërë.

Po flasim për çështje ekstemisht politike që kanë ndikim të jashtëzakonshëm. Së fundmi unë shikoj tek Gjyakata Kushtetuese një farë hezitimi, duket sikur ajo po mat kostot politike të vendimit që ajo do marrë”, u shpreh Beqiri

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”