Foltorja e PD-së te Njësia 7, Berisha: Rama bleu zgjedhjet! O qeveri teknike, ose përballje, këtë qeveri nuk e pranojmë kurrë më
“Edi Rama bleu zgjedhjet dhe këto mandate po i përdor si mburojë për krimet dhe plaçkitjet e tij”, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 7 në qytetin e Tiranës pasditen e sotme.
Berisha u tha demokratëve se kurrë nuk do të pranojë një proces zgjedhor që është farsë dhe prandaj duhet mbledhur çdo provë, çdo dokument që t'i faktohet shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.
Pjesë nga fjala e Berishës në foltoren e organizuar në Njësinë nr 7
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për secilin prej jush në këtë sallë, për të gjithë demokratët dhe demokratët dhe mbështetësit tanë, në këtë lagje, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë.
Ne zhvillojmë këtë takim, këtë bisedë në një moment kritik, vërtet kritik për vendin.
Kritik sepse në këto vite të opozitës tonë të vështirë, të mundimshme, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, të mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim, të vjedhjes dhe plaçkitjes tuaj në votë, dhe votës në vjedhje dhe plaçkitje, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme, e cila, duhet të themi haptas, nuk ka ekzistuar që nga viti 90 gjer në ditën e sotme.
Sot, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, tani mandatet e marra me këto, në këtë farsë, përdoren si mburojë e krimit, përdoren si mburojë e plaçkitjeve, përdoren si mekanizëm, përdoren si faktor për të kryer një grusht shteti më të keq, jua them unë këtu, shumë më të keq se ai që bëri Ramiz Alia në shkurt të vitit '91.
Po, më të keq. Më të rrezikshëm.
Tani, një njeri i cili duke përdorur të gjithë fuqinë ekzekutive, fuqinë e pushtetit të tij, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, dhe jo në 2026-ën, jo. I ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale nga 2017 dhe këtej.
Ju, ne kemi fituar në 2021-shin. Jua them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet. Si i rrëmbeu zgjedhjet? Po sepse shpërndau në zonën e Durrësit, Krujës, Kurbinit, Lezhës, Tiranës, Kavajës, 130 milionë euro. Me thesar, me fatura thesari. Kujt? Jua shpërndau atyre të dëmtuarve nga tërmeti, por i shpërndan krejtësisht me hartë elektorale në mënyrë që të blinte votat. Dhe dikush merrte 5.000, dikush merrte 10.000, dikush merrte 20.000 dhe me radhë, dhe i mori, ai mori votat. Ai mori votat.
Zgjedhjet ishte, s'do të merremi, por në një akt, jua them këtu, ishte në tradhti e vërtetë të atij që kishim kryetar, që nuk e mbrojti. Nuk e mbrojti votën. Miq, pa asnjë justifikim. Por kam shkrojtur me datën 27 prill një artikull ku them, vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe i them atij, zotërinj, tani detyra jonë është të mbrojmë votën. Të mbledhim çdo provë, çdo fakt, çdo dokument dhe t'i faktojmë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet ishin farsë. Sepse ishin farsë. Sepse kurrë, kurrë nuk do të pranoja të njollosja një proces zgjedhor të drejtë. Por nuk mund të pranoj kurrë një proces zgjedhor që është farsë.
Ai bëri zgjedhjen e tij. Bëri zgjedhjen e tij. Dhe me '21-shin përgatiti farsën më të më të madhe në histori, 2025-ën. Farsë zhvilloi në 2023-shin. Por nuk e falëm. Jua them këtu. Ai Libri i Zi, ai Libri i Zi që publikuam dhe bëmë, ai ja nxihu faqen dhe zgjedhjet atij. Dhe në qoftë se zgjedhjet e 25-ës, e majit, u damkosën që ditën e parë, në raportin e parë si asnjëherë tjetër, u damkosën sepse sepse Libri i Zi që ne e quajtëm u faktoi, i faktoi botës se çfarë farse elektorale bën ky armik i lirisë të botës shqiptarëve.
Dhe nuk pati ndonjë, bëri gjithçka, siç e dini ju, bëri gjithçka të na nëpërkëmbë. I kërcënoi si rrugaç, si bandit, kryesorët e vëzhguesve. Pse keni shkruajtur këtë? Ku i keni argumentonin? Po ata njerëz të ndershëm, njerëz të qytetëruar.
S'kishin lidhje me bandat. Dhe jo vetëm që i qëndruan raportit, por e ridimensionuan atë. Pse ndalem unë në këtë?
Për dy arsye. Së pari, për secilin demokrat po dhe për çdo qytetar ka sot të drejtën legjitime t'i përgjigjet me çdo mënyrë dhe me çdo mjet Edi Ramës, sepse ai është një kryeministër i paligjshëm. Sepse legjitimitet nuk ka. Legjitimitet nuk ka ndonjëherë kurrë po s'doli nga zgjedhjet e lira. Nuk ka legjitimitet.
Ne jemi, ne jemi demokratë. Edhe sikur 20 vjet të rrimë në opozitë, por zgjedhjet të jenë të lira, ne respektojmë vullnetin e qytetarëve. Por ne s'duhet ta respektojmë asnjë ditë farsën elektorale.
Ne duhet të nxjerrim gjoksin tonë, guximin tonë, vendosmërinë tonë për t'u përballur çdo ditë me ata që e shndërruan zgjedhjet në farsë.
Miq, unë e di me shumë të drejtë se secili prej jush ka një listë vërejtjesh, kritikash për
Partinë Demokratike. Dhe u garantoj ju se në tërësi ato janë shumë të drejta. Vetëm asnjëri prej jush nuk ka të drejtë nuk ka të drejtë të mohojë të vërtetën.
Cila është e vërteta? Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Dhe secili prej, prej atyre që përpiqet ta mohojë këtë, verbërisht ose me qëllim, bëjnë punën e tij. Verbërisht ose me qëllim. Pse e them këtë? Po. Sepse, në qoftë se kjo ose qëndron, ose s'qëndron. Në qoftë se zgjedhjet mund të bëhen me Edi Ramën, atëherë ai ka bërë zgjedhje, jo farsë. Farsat nuk i fiton kurrë opozita. Jo.
Opozita fiton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Farsat, farsat nuk i fiton. Nuk i fiton askush përveç diktatorit. Thjesht fare, jemi këtu. Të supozojmë bashkë se në zgjedhjet 11 majit, ai nuk arrestoi në vit elektoral liderët e opozitës, si kurrë ndonjëherë. Të damkosur në katër anët për të.
Të supozojmë se ai nuk shndërroi shërbëtorët tanë. Punonjësit e administratës janë me, me definicion shërbëtorë të qytetarëve. Nuk i shndërroi në policë elektoralë. Të supozojmë për një moment se ai nuk dha në mes të fushatës 100 euro për çdo për çdo pensionist.
Të supozojmë për një moment se ai nuk ka aktivizoi hanxharët e krimit në Durrës, në Elbasan, në Korçë, në Vlorë dhe në të gjitha qarqet e vendit për të marrë votat. T'i supozojmë se asnjë nga këto. Të supozojmë se nuk dha licencën për 28,000 hektarë kanabis. Në një kohë kur ligji thotë 200 hektarë. Për një moment themi se s'ka ndodhur asnjëra prej tyre.
Por miq, 2 miliardë euro dy ditë para zgjedhjeve gjoba dhe kamata. Unë thashë, unë kur e njoftova thashë do të jenë nja 200 milionë. Tani që janë bërë faturat, dalin 2 miliardë. Që i interesojnë 200,000 familje.
Asgjësojnë jo zgjedhjet e një kombi me 1 milionë e 400 mijë zgjedhës, por asgjësojnë zgjedhjet e çdo kombi edhe me 3-4 milionë zgjedhës.
Nuk bën zgjedhje ky, prandaj edhe e drejta jonë ti vërsulemi atij, e drejta jonë për një betejë për jetë a vdekje gjer të rikthejmë votën e lirë. Ai nuk mund të qëndrojë në pushtet, ai nuk duhet të qëndrojë në pushtet, ne duhet të votojmë të lirë.
Ne jemi njerëz politikë.
Ne kemi kaluar beteja ndoshta si asnjë forcë tjetër politike në Europë. Shumë prej jush rikujtojnë shkurtin e 91-shit. dhe me radhë nuk po rri të bëj histori. Por ne tani jemi në fushë. Ne tani jemi në shesh.
Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë.
Por kjo është vetëm njëra anë dhe kjo është kryesorja, jua them unë ju. Kjo është kryesore. Ana e dytë, po kaq e rëndësishme, po kaq kryesore, është plaçkitja e qytetarëve.
Çdo qeveri që vjedh qytetarët, që vjedh qytetarët, humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme dhe të shkëlqyera, ajo po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin. Sepse ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët.
Çfarë kemi bërë ne si parti Demokratike? Ju jeni dëshmitarë. Ne kemi denoncuar në emër tuaj dhe për ju aq sa biles ka që thonë se u bë e mërzitshme duke denoncuar, por jo nuk heqim kurrë dorë nga denoncimi. Kemi denoncuar të gjitha dhe kjo që këto afera që kanë dalë tani, ju them unë ju, përveç aksit që ka një dimension tjetër, këto nuk janë kryesore, ka të tjera, ka zinxhir i cili shkon në mënyrë absolute minimumi 12 miliardë dhe më shumë euro. Minimumi.
Dhe ku jemi? Tani ato mandatet e krimit, ato mandatet e marra me Elvis Doçin, me Çelën, me Troplinët, ato mandate të marra duke falur 2 miliardë gjoba, tani kthehen në mbrojë për krimin, në parzmore dhe mbrojnë Belinda Ballukun, faktikisht Edi Ramën.
Dhe thotë, për herë të parë, për herë të parë, jo thotë, nuk ja heq imunitetin. E thashë dhe mbrëmë dhe e them dhe këtu.
Drejtësia italiane, e cila ç'është e vërteta në atë kohë kishte një majtizëm të jashtëzakonshëm, i kërkoi imunitetin Silvio Berluskonit. Kolos. Një kryeministër si ai s'kishte parë Italia. Po as që e vuri në diskutim. As që e vuri në diskutim. Paraqitjen para gjykatësit. Paraqitjen para ligjit. Sepse kështu është kushtetuta, kjo është. Kushtetuta të detyron.
Kurse ky na thotë jo thotë, nuk mund të vijë Belinda. Në mënyrë absolute, ja do vdesim, ja do i rrëzojmë. Por ne atë s'do ta pranojmë kurrë. Kjo është. Ne kemi ardhur gjer tani në fushëbetejë. Dhe kemi ardhur me të drejtën më të madhe. Kemi ardhur pasi i kemi faturuar çdo shqiptari dhe të dhe mikut të Shqipërisë se ky ka ky ka kryer krimin e shëmtuar të farsës elektorale.
Dhe se tani ky do me përdorur imunitetin në mburojë dhe të vazhdojë të na plaçkisë, të na plaçkisë çdo ditë.
Jo. Këto, ne jemi njerëz politikë. Këto ne nuk i ndajmë më. Ndaj dhe janë këto dy arsye më madhore të cilët ne si forcë politike kemi mision, kemi mision historik, më të vështirin.
Ua them unë ju. Por të sigurtë që ne do fitojmë. Cilido prej jush ju kujtohet shkurti i 91-shit. Menduan se do na shfarosin. Vranë 9 qytetarë në lagjen rreth spitaleve, lagjen numër 10. Plagosën 100, burgosën 300 dhe organizuan vallen e vdekjes në të gjithë Shqipërinë me fanatikët e Enverit.
Po në fund ne dolëm më të fortë nga ajo gjithë ajo terror, sepse qëndruam, nuk përdorëm as armë, nuk përdorëm forcën, po po përdorëm idealet tona, besnikërinë e tyre ndaj tyre dhe nuk u përkulëm.



