Elton Deda tregon për raportin me të atin: Kur zgjodha Rock-un, ai kishte frikë nga paragjykimet

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” ka qenë këngëtari Elton Deda, i cili ka folur hapur për raportin me babain e tij, dirigjentin dhe kompozitorin e njohur Ferdinand Deda, si dhe për rrugën e tij artistike, shpesh të ndryshme nga ajo e familjes.

Elton Deda tregoi se kurrë nuk e ka parë të atin si konkurrent, por si një mentor dhe pikë referimi. Sipas tij, zgjedhja për t’iu përkushtuar Rock-ut, Blues-it dhe Jazz-it erdhi natyrshëm, si një shkëputje nga muzika klasike me të cilën ishte rritur në shtëpi.

Idhujt e tij kanë qenë emra legjendarë si Jimi Hendrix, ndërsa Mozartin e ka parë gjithmonë si pjesë të botës muzikore të babait.

Ai përmendi edhe hezitimin në fillim nga ana e të atit.

Jo për shkak të zhanrit muzikor në vetvete, por nga frika e paragjykimeve të kohës, sipas të cilave rrokerët shiheshin si përdorues droge.


Me kalimin e kohës, kjo frikë u zbeh, ndërsa mbështetja ndaj rrugës artistike të të birit u bë më e dukshme.

Këngëtari foli edhe për përmasën e jashtëzakonshme të punës së Ferdinand Dedës, duke e cilësuar si një figurë që, pavarësisht angazhimeve të përditshme si dirigjent, gjente kohë për të krijuar muzikë filmash dhe këngësh, duke lënë pas një trashëgimi të madhe artistike.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ORA E BETIT":