Venecia, kryeqyteti botëror i artit bashkëkohor
Ekspozita ndërkombëtare e artit në Venecia, rikthehet me një edicion që bashkon zëra globalë, identitete kulurore, dhe sfida të kohës moderne, e cila konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme e artit bashkëkohorë në botë dhe organizohet cdo 2 vjet.
Venecia qyteti i kanaleve dhe historisë shekullore po përgatitet të kthehet sërish në qëndrën më të rëndësishme të artit bashkëkohor.
Bienalja e Venecias 2026 pritet të mbledh artistë, kuratorë dhe vizitorë nga e gjithë bota, duke e shëndërruar lagunën në një laboratorë globalë të ideve, formave dhe narrativave artistike.
Edicioni i vitit 2026 i Bienales, një nga njgarjet më prestigjoze kulturore në botë, do të shtrihet në hapsirat ikonike të Giarrdini, Arsenale dhe pavionet kombëtare të shpërndara në të gjithë qytetin.
Me pjesmarrjen e dhjetra vendeve dhe qindra artistëve, Bienalja pritet të reflektojë mbi temat kryesore të kohës sonë si ‘ identiteti, kriza mjedisore, teknologjia, kujtesa kolektiv, dhe raporti i njeriut me botën bashkëkohore’.
Bienalja e Venecias nuk është thjesht një ekspozitë arti, por një platformë globale dialogu, ku arti shërben si pasqyrë e realitetit politik, social dhe kulturor.
Për artistët pjesmarrja përfaqëson një kulm të karrierës, ndërsa për publikun një mundësi unike për të përjetuar tendencat më të reja të artit bashkëkohorë në një qytet që vetë është një vepër arti.
Në edicionet e mëparëshme të Bienales së Venecias nuk kanë muunguar as artistët shqiptarë, një ndër ta është edhe Driant Zeneli me një ekspozitë të titulluar ‘Maybe the cosmos is not so extra ordinary’ ku paraqitej historia e minatorëve të bulqizës dhe tentativa e tyre për të mbijetuar.
Bienalja e Venecias konfirmon edhe një herë se rolin e saj si barometri kryesor i artit bashëkohor botëror si një nga ngjarjet kulturore më me ndikim të shekullit XXI.
