Bardhyli: Ja pse LIBRI është dhurata më e bukur për Shën Valentin

Në prag të ditës së Shën Valentinit, dhurimi i një libri mbetet një nga gjestet më domethënëse, një urë komunikimi mes letërsisë dhe ndjenjave njerëzore.

Por cila është pozita e librit shqip sot përballë letërsisë europiane dhe si e trajtojnë autorët, të vjetër e të rinj, temën universale të dashurisë?

Alda Bardhyli,, drejtoresh e Qendres Kombëtare e Librit dhe Leximit, thekson në studion e lajmeve në "Ora News" se letërsia shqipe përballet me një sfidë të madhe: tregun e vogël.

Kjo e bën më të vështirë për autorët shqiptarë të arrijnë një audiencë më të gjerë. Sipas saj, mundësia për t’u bërë pjesë e tregut europian dhe botëror është një sfidë jo vetëm për shkrimtarët, por edhe për institucionet mbështetëse.

"Në fakt, sfida e librit shqip është një sfidë, mendoj një sfidë pak më e madhe se e letërsive dhe e vendeve të tjera për vetë tregun e vogël ku ky libër, ku këta autorë, autorët që flasin gjuhën shqipe operojnë.

Kështu që në këtë kontekst, mundësia për të qenë pjesë e një tregu më të madh të librit, të një tregu europian të librit, të një tregu botëror të librit, është një sfidë jo vetëm për autorët, por edhe për vetë institucionet.

Por do ta rekomandoja, i cili e shikon dashurinë në veprat e tij si një sfidë jo vetëm morale, por si një sfidë emocionale dhe shumë të fortë për, për njeriun, për botën, për çështje të së drejtës.

Pastaj është Ana Karenina e Tolstoit, një vepër e cila vjen nga letërsia e madhe ruse që ka pasur një ndikim të madh edhe në letërsinë shqipe, një grua e cila sfidon, le të themi, rregullat e kohës, një grua gati tragjike, se kur flasim për historitë e dashurisë që na vijnë nga, nga letërsia klasike, ato janë pothuajse tragjike, janë tragjike sepse dashuria dhe gratë në atë periudhë janë parë si konvencione të cilat thyenin rregullat dhe thyenin kodet e moraleve njerëzore që ishin shumë të shtrënguara.

Ato janë personazhe që i kanë dhënë shumë botës njerëzore, i kanë dhënë çështjes së të drejtës, sidomos të drejtave të feminizmit dhe të grave, janë personazhe që kanë çliruar, le të themi, kanë frymëzuar mijëra gra kudo në botë dhe kanë sjellë revolucione kulturore, por jo vetëm revolucione kulturore, por shpesh edhe politike.

Kam parasysh këtu zonjën Bovari, kam parasysh Ester Prinin, e cila vjen nga letërsia e madhe angleze, kam,  zonja Dalloway e Virginia Woolf apo Emily Brontë, Aleksandër Dyma me zonjën me kamelie, krim dhe ndëshkim.

Autorët e rinj shqiptarë janë më të çliruar. Ata e shohin dashurinë si një... Apo flasin më shumë, si një botë, si pjesë e një procesi dhe një bote konfliktuale, shpeshherë edhe e plot tronditje, një, një formë e cila përshkruan sfidat e shoqërisë së sotme globale dhe kjo është diçka shumë pozitive, pasi letërsia duhet shpesh t'i përgjigjet dhe sfidave të kohës.

Kështu që në këtë kontekst, autorët e rinj, kryesisht autorët e rinj që ne kemi trajtuar edhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit përmes programeve tona janë më të çliruar dhe në temat e tyre ata flasin për njeriun, sfidat e njeriut dhe të moralit të shoqërisë moderne dhe kjo është diçka, mendoj, shumë pozitive.

Mendoj që dhuratat që na lidhin me librat janë dhuratat shpesh më të bukurat, sepse një libër mbart dhjetëra forma.

Mendoj që ata që e njohin dhe e ndjejnë librin, sigurisht që e vlerësojnë. Është një dhuratë që ka të bëjë me botën njerëzore, ka të bëjë me shpirtin, ka të bëjë me mendjen, është një dhuratë që e lartëson njeriun dhe është një dhuratë e cila trashëgohet dhe ka vlerë jo vetëm për  ty, por mund të ketë vlerë edhe për dikë që mund ta lexojë atë, që mund të mbetet në bibliotekë dhe lexon.

Libri trashëgohet dhe është pjesë e, mund të ketë lexues të tjerë të cilët mund të marrin prej kësaj dhurate.

Kështu që, një libër, jo vetëm një libër për dashurinë, por një libër i mirë është një dhuratë e cila ka një vlerë të patjetërsueshme", u shpreh Bardhyli.