Sot, 82-vjetori i ngjarjes së 4 Shkurtit që tronditi Tiranën
82 vjet më parë, në qytetin e Tiranës ndodhi një nga masakrat më të rënda në historinë e vendit.
Më 4 shkurt 1944, e konsideruar si një nga netët më të errëta për Tiranën, u shkaktuan 84 viktima dhe qindra të arrestuar, si pasojë e raprezaljes dhe bastisjes së befasishme nëpër shtëpitë e kryeqytetit, nga pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Sipas të dhënave të cituara në raportin e Xhandarmërisë, dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve.
Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit.
Organizatorë dhe drejtues të kësaj masakre ishin bashkëpunëtorët e pushtuesit gjerman Xhaferr Deva, ministër i brendshëm dhe Xhelal Staravecka, komandant i Xhandarmërisë së Tiranës.
Gjithsesi masakra nuk arriti ta ndalte luftën dhe qëndresën antifashiste të kryeqytetasve.
Pas masakrës së Borovës, 4 shkurti i 1944-ës është masakra më e madhe që popullsia shqiptare përjetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

