Konferenca e Jaltës, takimi që “vizatoi” hartën e re të botës

Më 4 shkurt 1945 në Krime filloi punimet e Konferencës së Jaltës, ku Franklin D. Roosevelt, Winston Churchill dhe Josif Stalin hodhën bazat e rendit të ri ndërkombëtar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ky takim vendimtar vizatoi hartën e re gjeopolitike të Evropës dhe vulosi ndarjen e sferave të influencës mes fuqive të mëdha.

Për Shqipërinë, vendimet e Jaltës patën pasoja të thella dhe afatgjata. Edhe pse në parim u shpall e drejta e popujve për të zgjedhur lirisht qeveritë e tyre, rreshtimi i ri strategjik e la vendin në orbitën sovjetike.

Kjo situatë i dha regjimit komunist në Tiranë hapësirë të plotë për të konsoliduar pushtetin, duke mbyllur praktikisht çdo mundësi për një orientim drejt Perëndimit.

Konferenca e Jaltës shënoi gjithashtu fillimin e Luftës së Ftohtë dhe ngritjen e “Perdes së Hekurt” në Evropë.