Teatri i tranzicionit/ Demo: Një nismë e cila sjell kohën që na ka 'rrëshkitur', në këto vite që na janë bërë e shkuar
Risillet një ekspozitë në galerinë "Zenitë" në Tiranë nga Elsa Demo dhe ekipi i saj për të prezantuar teatrin e vogël i tranzicionit.
Në studion e emisionit "Ora e Betit", ka qenë gazetarja, Elsa Demo e cila ka folur për këtë nismë dhe për mesazhin që mbart ajo.
Ky teatër i vogël i tranzicionit sipas saj është një arkivë, që rikthen pas kohën dhe e bën të shkuarën të lexueshme nga vitet që kanë kaluar.
“Kjo është një nismë, kjo që unë kam bërë. Ti the ekip, po këtu s’ka ekip.
Unë edhe një vajzë e re shumë e talentuar dhe me shumë dashuri për të bukurën, Blerina Kanxha.
Kjo është edhe një lloj përfshirje në një kohë që duket se na ka rrëshkitur dhe kur ti nuk arrin të gjesh një lloj alfabeti, një llojë gjuhe, në këto vite që kanë ikur, në këto vite që janë bërë e shkuar.
Atëherë do thosha se nuk ke të bësh me një, nuk do thosha me një armik por do thosha me një disfavor. Do thosha me një nga ato gjërat që s’i ke mësuar nga jeta.
Si ta përdorësh vlerën e saj, dhe një nga mjetet për ta lexuar kohën edhe atëherë kur bashkëpuntorët tanë nuk janë më në jetë.
Prandaj janë arkivat. Janë arkivat e institucioneve, e individëve që për pasion i kanë ruajtur disa gjëra që janë në arkivat e teatrove shtetëror.”
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË E "ORA E BETIT":
