37 mln euro shtesë nga buxheti i shtetit për pagat e gjyqatarëve/ Rama: Absurde dhe pa bazë kushtetuese. Ku jeni ju këtu? Paguheni sa në vendet e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesës për rritje të pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar atë të pajustifikuar dhe jashtë çdo kuadri kushtetues.

“Ju kërkoni 37 milionë euro plus, ku jeni këtu? I keni pagat e larta, aq sa në vendet e Bashkimit Europian. Nuk ka Kushtetutë që ju jep juve këtë të drejtë”, deklaroi kryeministri.

"Ne nuk jemi në fushatë dhe nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Ajo që kjo shoqatë po kërkon është unikale në historinë e Evropës, nuk e bën më të lehtë pozicionin e gjykatësve. E gjithë kjo tymnaje populuiste, po kush jeni ju që i jepni vetes të bëni përcaktime të tilla? Jeni parti politike? Regjistrohuni, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe bëni edhe ju luftën me etiketime dhe sharje, me fyerje.

Ju kërkoni që për gjyqtarin e Shkallës së Parë, paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit paga të shkojë nga 3480 euro në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro dhe kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK-ut, që nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde, nuk ka firmosur për të qenë palë në Gjykatë  Kushtetuese për ta çuar pagën 9800 euro. Sot aktualisht pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë rreth 6500 euro. Pra, doni ti rrisni 3 mijë euro vetes në muaj me një vendim gjykate. Ku jeni ju këtu? 

Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë është se pagat tuaja janë më të larta se në rajon, se në Maqedoninë e Veriut, në Malin e zi. 

Janë paga të barabarta me gjykatësit në një vend të BE-sv siç është GReqia. Ju i keni pagat sa në Greqi dhe doni ti rrisni me nga 2 mijë-3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë? Ju thoni në emër të ligjit dhe Kushtetutës. E pavërtetë", u shpreh Rama.