Nën akuza për vr*sjen e gruas/ Ish- bashkëshorti i Jill Biden arrestohet për krimin e rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 19:45
William Stevenson akuzohet për vrasjen e gruas së tij e cila u gjet e pajetë në dhomën e ndenjes në banesën e tyre.
Sipas mediave ndërkombëtare, William Stevenson, ish bashkëshorti i Jill Biden u arrestua dhe akuzua për vrasje të shkallës së parë.
Siç raporton NBC News, 77-vjeçari ndodhet në paraburgim pas akuzave në lidhje me vdekjen e Linda Stevenson.
Shkaku i vdekjes nuk dihet ende, ndërsa autoritetet kanë zgjeruar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, martesa e William Stevenson me Jill Biden zgjati pesë vjet dhe përfundoi me divorc në maj të vitit 1975.
