EBA: Irani duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara

Irani duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, tha sot një zyrtar i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa priten bisedime mbi programin bërthamor të Iranit midis dy palëve pas kërcënimeve për ndërhyrje të SHBA-së.

“Irani duhet të arrijë një marrëveshje tani”, tha Anwar Gargash, një këshilltar i presidentit të Emirateve, në një konferencë në Dubai.

”Irani duhet të rivendosë marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

“Do të doja të shihja negociata të drejtpërdrejta midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që të çonin në marrëveshje në mënyrë që të mos përballemi më me këto probleme”, theksoi ai duke iu referuar tensioneve aktuale në rajon.