EMRAT+PAMJET/ Tregtonin dr*gë në Pogradec, jepet pretenca për grupin kriminal! Ja sa vite burg kërkon prokuroria për secilin
Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Ndërkohë që në pretencën e saj prokuroria shpalosi një sërë provash të siguruara nga hetimi, që tregonin një sërë raportesh vëzhgimi dhe përgjime ambientale, të cilat vërtetonin aktivitetin kriminal të 10 të pandehurve.
Disa prej tyre janë arrestuar nga policia qysh prej muajit shtator 2023, ndërsa disa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se 10 të pandehurit kanë pranuar akuzën dhe gjendjen e akteve të paraqitura nga prokuroria, duke hyrë në këtë proces gjyqësor me procedurën e gjykimit të shkurtuar me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në masën 1/3.
Për personat Leonard Dervishllari, Dhimitër Buli, Rudi Shaho, Naum Çbani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, është kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi përfundimisht është ulur në 4 vjet e 8 muaj burgim.

Për Marko Zikon, prokuroria kërkoi 6 vjet burgim ku me gjykim të shkurtuar u kërkua përfundimisht dënimi me 4 vjet burgim. Me 5 vjet heqje lirie u kërkua për Klavio Prishtinën dhe Edison Hidrin, të cilët nga gjykimi i shkurtuar përfituan uljen e dënimit në masën përfundimtare në 3 vjet e 4 muaj burgim./Nga Elton Qyno - Syri.net
