VIDEO/ Ekuipazhet e helikopterëve Black Hawk, stërvitje për transport trupash apo evakuime mjekësore
Helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore janë të angazhuar në situatat e emergjencave civile si dhe operacionet e kërkim–shpëtimit.
Ndërkohë ekuipazhet e këtyre helikopterëve vijojnë stërvitjet ushtarake si dhe trajnohen në vijimësi që të kryejnë transport trupash apo evakuime mjekësore në raste emergjencash civile.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga energjia e stërvitjes së ushtarëve të helikopterëve Black Hawk.
Pas investimit për modernizimin e infrastrukturës, Baza e Farkës ofron të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët.
Në vijimësi pilotët shqiptarë janë trajnuar nga aleatët amerikanë për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e helikopterëve Black Hawk, që janë tashmë pjesë e flotës ajrore shqiptare.

