I dehur në timon, 51-vjeçari aksidentoi një shtetas në aksin Qerret-Qelëz, procedohet penalisht

Në Shkodër gjatë ditës së djeshme dhe më 2 shkurt 2026, janë regjistruar disa ngjarje që përfshijnë aksidente dhe shkelje të ligjit. Një 51-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit në aksin “Qerret-Qelëz” duke qenë i dehur, duke shkaktuar dëmtime të lehta për vete.

Gjithashtu, një 63-vjeçar është konstatuar duke ndërtuar një kapanon metalik pa leje, pavarësisht se ishte proceduar penalisht më parë për të njëjtën shkelje.

Në rastet e tjera, dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për kanosje dhe fyerje ndaj fqinjëve, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve të një vjedhjeje motomjeti në fshatin Boriç i Vogël.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 51 vjeç, banues në fshatin Qelëz, pasi dje, në aksin rrugor “Qerret-Qelëz”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi B. P..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke ndërtuar një kapanon me konstruksion metalik, pa lejen përkatëse, pavarësisht se është proceduar penalisht më parë penalisht për këtë ndërtim të paligjshëm.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen L. V., 65 vjeçe, për motive të dobëta;
-L. T., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka fyer fqinjen e tij, shtetasen L. K., 64 vjeçe.

Më datë 02.02.2026, ka kallëzuar shtetasi Z. S., 26 vjeç, se i kanë vjedhur një motomjet që e kishte lënë para banesës, në fshatin Boriç i Vogël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.