Shembet një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon aksin drejt Dhërmiut

Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Librazhd dhe më gjerë.


Bëhet fjalë për rrugën e Dhërmiut, siç shihet edhe në foto.

Deri më tani nuk ka një reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Kujtojmë që shembje ka pasur javë më parë edhe në rrugën e re të Velipojës.