VIDEO/ RRUGORJA, “NAMIN” NË TIRANË! Qindra shoferë të gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi sot se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, gjatë 72 orët e fundit janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative.

Konkretisht sipas policisë për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit janë vendosur 101 masa, për mosvendosje e rripit të sigurimit janë 80 masa dhe për mosrepektimi të radhës në trafik janë vendosur 63 masa.

Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor: janë arrestuar/proceduar penalisht 23 shtetas si dhe janë ngritur me karrotrec 19 automjete.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.