Muça: Shkollat kanë nevojë për më shumë psikologë për të mbrojtur adoleshentët nga rreziqet sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 09:33
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, psikologia Arjana Muça theksoi nevojën për më shumë psikologë në shkolla, për shkak të rasteve të humbjes së jetëve të adoleshentëve dhe problematikave të ndryshme te fëmijët e ciklit 9-vjeçar.
“Problemet ndryshojnë nga një shkollë në tjetrën, në varësi të zonës dhe nxënësve që ato kanë. Ka ardhur koha që të rritet numri i psikologëve në shkolla”, tha Muça.
Ajo shtoi se përdorimi i drogës nga grupmoshat e vogla rrit rrezikun që disa fëmijë të bien pre e grupeve kriminale, edhe pse prindërit janë të kujdesshëm.
