EMRI/ Porositi vrasjen për gjakmarrje, 34-vjeçari në Lushnjë dënohet me 25 vite burg
Gjykata e Fierit dënoi me 25 vite burg 34-vjeçarin Laert Hasalla si porositës të atentatit të vitit 2023 në Lushnje, të motivuar nga gjakmarrja. Prokuroria provoi se ai kishte për ekzekutimin e Marius Hasallën, krim që mbeti në tentativë ndërsa ishte pasojë e një përplasje mes dy familjeve për një tokë.
Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg 34 vjecarin Laert Hasalla si porositës vrasjes së mbetur në tentativë për motiv ngjakmarrje të Marius Hasallës, ngjarje e shënuar në vitin vitin 2023 në Lushnje.
Laert Hasalla u arrestua në korrik të atij viti dhe dhe u gjykua me masën e sigurisë arrest shtëpie.
Prokuroria e arriti të provojë se Hasalla kishte paguar 31 vjeçarin Mariglen Matjani, aktualisht i dënuar, për atentatin me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.
Plani u zbatua më 30 mars të vitit 2023, rrugën Lushnjë- Ballagat, ku Matjani qëlloi me armë zjarri ndaj makinës ku Marius Hasalla udhëtonte së bashku me hallën e tij.
Kjo e fundit mbeti e plagosur nga breshëria e plumbave, ndërsa nipi që ishte shenjestër shpëtoi pa lëndime.
Pas arrestimit, autori I atentatit rrëfeu se ishte paguar nga Laert Hasalla për atentatin.
Prokuroria arriti të provojë se 34 vjecari e kërkonte vdekjen e Marius Hasallës, sepse 2 vite më parë I ati I shenjestrës kishte vrarë vrarë Romeo Hasallën, vëllai I porositësit të krimit.
Sipas hetimit, përplasja që u shndërrua në gjakmarrje mes dy familjeve me lidhje gjaku, nisi për një supërfaqe toke preh gati 2 hektarësh.
Konflikti kulmoi në në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla sulmoi me armë zjarri kushërinjtë, ngjarje në të cilën 30-vjeçarin Romeo Hasalla humbi jetën, ndërsa Shaip Hasalla dhe me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasalla mbeten të plagosur. Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici pas krimit, dhe u dënua 35 vite burg.
