Mirlinda Karçanaj dhe një pjesë e "grupit të strukturuar kriminal" të AKSHI-t dalin para gjykatës, asnjë gjurmë për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ka filluar procesi gjyqësor ndaj Miinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI-t, dhe zëvëndëses së saj Hava Delibashi.

Dy zyrtarët kanë ankimuar në apel masat e sigurisë të vendosura nga shkalla e parë, të arrestit në shtëpi.

Masën e kanë ankimuar edhe zv. drejtori i Policisë Tiranë, Erion Ismaili, i cili aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit.

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë gjithashtu ankimin e tre biznesmenëve, Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në kërkim vijojnë të jenë edhe dy biznesmenë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve të rëndësishme.

Këto tendera janë fituar nga dy biznesmenët në kërkim përmes mashtrimit dhe shantazhit. Një episod që SPAK po heton është edhe ai i Geron Meces.