Tri shkolla shqiptare në programin rajonal “Supershkollat” me fokus “Sport për Zhvillim”

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në kuadër të programit “supershkollat”, bën me dije se tri shkolla nga Shqipëria janë përfshirë në shkëmbime ndërkulturore që fokusohen në metodologjinë “Sport për Zhvillim (S4D), një qasje inovative që përdor sportin për të adresuar tema shoqërore me rëndësi për të rinjtë.

Zyra e Rajonale për Bashkëpunim Rinor njofton se “nxënës dhe mësues nga dymbëdhjetë shkolla të mesme nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë përzgjedhur për të marrë pjesë në shkëmbimet e programit RYCO “supershkollat”, ku do të mësojnë se si aktiviteti fizik, sporti dhe loja mund të përdoren për të adresuar tema të rëndësishme shoqërore.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të eksplorojnë rolin e sportit në parandalimin e dhunës, forcimin e kohezionit social, thyerjen e paragjykimeve dhe promovimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajon”.

Nga shkollat e përzgjedhura, tre vijnë nga Shqipëria dhe ato janë gjimnazi “Shyqri Lakra”, Berat, shkolla e mesme “Ali Demi”, Vlorë dhe shkolla e mesme profesionale “Çerik”, Çerik.

Sipas RYCO-s, ajo që i veçon këto shkolla nga pjesëmarrësit e tjerë të “supershkollave” është fokusi i tyre në metodologjinë Sport për Zhvillim (Sport for Development – S4D). Kjo qasje përdor sportin si një mjet të fuqishëm për trajtimin e temave shoqërore me rëndësi, duke qenë një metodë argëtuese, e aksesueshme dhe me kosto të ulët, por njëkohësisht shumë efektive.

“Për t’u përgatitur për zbatimin e kësaj qasjeje inovative, 24 mësues nga këto shkolla do të marrin pjesë në një trajnim 5-ditor për S4D, i cili u zhvillua në Tiranë, nga 27 deri më 31 janar 2026. Shkëmbimet janë pjesë e programit RYCO “supershkollat” dhe do të zhvillohen në dy raunde gjatë vitit 2026”, thuhet në njoftim.

RYCO Superschools është një program shkëmbimi shkollash në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), me synim mbështetjen e procesit të pajtimit dhe ndërtimit të paqes, si dhe nxitjen e të mësuarit ndërkulturor dhe dialogut mes shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Programi është pjesë e një projekti shumëdonatorësh, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në bashkëpunim me RYCO.

Tri shkolla shqiptare në programin rajonal “Supershkollat” me