Superiore me ritëm anglez, Ndreca: Kemi talente, por nuk u japim hapësirë
Kryeredaktori i Sport Ekspres, Klaudio Ndreca, ka vlerësuar lart ndeshjen Partizani–Elbasani, duke e cilësuar si një pasqyrë pozitive të Superiores dhe duke ngritur shqetësimin për mungesën e vëmendjes ndaj talenteve vendase.
"Mes gjithë këtyre gjërave të këqija si me thënë, ka dhe diçka të bukur, një panoramë të bukur. Unë e kam parë me vëmendje ndeshjen Partizani dhe Elbasani dhe më ka shijuar pafund. Për mua ishte një panoramë për Superioren.
Ishte një ndeshje ndryshe.
Pashe që në minutën e 90 të takimit, ritmi po shtohej akoma më shumë nga lojtarët si në nivelet e Anglisë të futbollit dhe në fund kur ndeshja mbaroi, ishte nga ato ndeshje ku lojtarët e të dyja ekipeve u shtrinë në fushë pasi kishin dhënë gjithçka nga vetja e tyre dhe nuk kishin marrë atë rezultatin që dëshironin.
Pra ishte një ndeshje tipike e pastër, mes shumë aludimeve që arbitri ndikoi këtu, arbitri ndikoi atje.
Ishte një ndeshje ku ritmi u shtua akoma më shumë në fundin e saj dhe u prodhuan katër gola.
Dhe gjithashtu më ka bërë përshtypje një lojtar i Elbasanit, Jonathan Lajthia, ishte për notën 10, ishte spektakolar, ishte një lojtar fantastik, mes tre, katër lojtarëve kundërshtarë, arrinte që të driblonte, kishte një nuhatje shumë të mirë me portën kundërshtare, driblimi shumë i mirë, nuk e di se çfarë duhet të bëjnë një lojtar i Superiores më shumë për të pasur dhe vëmendjen e kombëtares.
Sepse ne flasim shpesh për faktin që Kosova nxjerr më shumë talente, por në fakt Kosova ka më shumë mundësi për t'i shpalosur këto talente, sepse Kosova U-17, Kosova U-18, i merr lojtarët nga pjesa e kampionatit.
Ndërsa ne në Shqipëri nuk e japim rastin.
Ishte është pikërisht rasti i Julian Shehut, një lojtar i cili u prodhua në Shqipëri, ka kaluar shumë kohë në Shqipëri, në fund është lojtari kryesor i ekipit të Silvinjos.
Me Julian Shehun ne arritëm që të shkonim deri në play-offin e Botërorit.
Sa e sa Julian Shehu të tjerë ka në Shqipëri të cilët nuk e kanë marrë dorën e tyre", u shpreh Ndreca.

