Dabulla: Tirana merr frymë pas merkatos së janarit, por rreziku i rënies nuk ka kaluar
KF Tirana duket se ka gjetur njëfarë qetësie pas një fillimi të vështirë të sezonit, duke marrë rezultate pozitive në ndeshjet e fundit.
Përmirësimi i skuadrës bardheblu lidhet ngushtë me lëvizjet e bëra gjatë merkatos së janarit, të cilat konsiderohen një hap i rëndësishëm përpara, sidomos kur krahasohen me afatimin zhgënjyes të verës.
Lojtarët e afruar së fundmi kanë dhënë sinjale pozitive në fushën e lojës.
Sipas ish-futbollistit, Rezart Dabullës, i cili ishte i ftuar në emisionin "Ora Sport", afrimet e reja konsiderohen cilësore dhe, ndonëse mund të mos jenë ende në formën e tyre më të mirë sportive, paraqesin një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me grupin e mëparshëm.
Kjo merkato shihet si "shumë e mirë" në raport me atë të verës, duke i dhënë skuadrës një impuls të ri.
"Kjo merkato deri tani, ata lojtarë që kanë luajtur dhe ato që kanë shfaqur në fushë janë për mua janë, janë okay, një pjesa më e madhe e tyre.
Mbase dikush nga ata mund të ketë, mund të fitojë formë më të mirë sportive, mbase nuk është 100% në vetvete, por të paktën, në krahasim me merkaton e tmerrshme të verës, kjo është shumë e mirë.
Në krahasim me atë thashë, jo se është shumë e mirë, është ideale, e kupton si?
Po në krahasim me atë është shumë e mirë dhe pak a shumë këta lojtarë që ka marrë janë lojtarë cilësorë.
Dhe të shpresojmë që të na ndihmojnë deri në fund të të këtij sezoni që të na shpëtojnë nga nga rënia, sepse unë jam, unë jam prap aty. Po.
Ne vërtet kemi bërë mirë këto ndeshjet e, ndeshjet e, janë elementë tregues që mund të, e fillim sezonit, por mos harrojmë që kampionati është i gjatë, do ndeshesh me ekipe të forta, se Egnatia vërtetë mund t'ia fitosh një tre pikësh...
Po flas për atë që prodhuan në fushë. Domethënë, vërtetë mund ta mundësh një herë, por nuk është kollaj për ta mundur.
As Egnatian, as Dinamon, as Vllazninë, as Elbasanin. Domethënë, janë ekipe që kanë krijuar një lloj stabiliteti dhe është goxha e vështirë. Tirana akoma nuk e ka krijuar stabilitetin. Atë tre-katër ndeshjet e ardhshme i ka goxha të vështira.
Është akoma në, në, në rrotullim me një fjalë, me veten. Deri tani jemi okay.
Domethënë, kemi bërë detyrën, kemi marrë ato pikë që, që kemi marrë, me meritë i kemi marrë ato pikë dhe të paktën në këtë pikë ku jemi na jep një, jemi pak të ngrohur, themi shyqyr. Domethënë, ka dhënë një sinjal këta, kanë dhënë një shkëndi", u shpreh Dabulla.
