Reali fitore dramatike ndaj Vallecanos, vendos një gol i Mbappe në shtesë
Real Madridi ka arritur një fitore dramatike 2-1 ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen e javës së 22-të të kampionatit spanjoll.
Me këtë triumf, “Los Blancos” e çojnë kuotën në 53 pikë në vendin e dytë, vetëm 1 pikë pas Barcelonës kryesuese.
Reali kaloi i pari në avantazh në minutën 15, kur Vinicius Junior shënoi pas një asistimi nga Brahim Diaz.
Në startin e pjesës së dytë, në minutën 49, Rayo Vallecano arriti të barazojë. Jorge de Frutos shfrytëzoi një krosim të saktë nga Alvaro Garcia.
Ndërkohë, situata u rëndua për miqtë kur Siss u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Ceballos. Në minutën 95, arbitri akordoi penallti për Real Madridin.
Nga pika e bardhë, Kylian Mbappé u tregua i saktë, duke shënuar golin e fitores dhe duke i dhënë ekipit madrilen tre pikë jetike në garën për titull.
Në minutat e fundit, Rayo mbeti edhe me dy lojtar më pak, pasi Pepe Chavarria u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Rodrygo.
Real Madridi merr kështu një fitore të rëndësishme dhe vazhdon presionin ndaj Barcelonës në krye të La Ligës.

