Zaho zbulon skuadrën e zemrës, fjalë shpresëdhënëse për Flamurtarin pas ndeshjes me Vorën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2026, 22:05
E pyetur në emisionin "Ora Sport" për skuadrën e saj të preferuar, moderatorja Livia Zaho, ka zbuluar se zemra e saj rreh për ngjyrat kuqezi të Flamurtarit të Vlorës.
Duke komentuar ecurinë e fundit të ekipit, ajo iu referua ndeshjes së fundit kundër Vorës, duke e cilësuar rezultatin si një “barazim shpresëdhënës”.
"Në fakt mua më takon që të jem me Flamurtarin.
Dhe meqënëse kemi dhe këtë ndeshjen shpresëdhënëse do thoja unë me Vorën, barazim shpresëdhënës për të qenë akoma ndër elitën e skuadrave tona, do thoja që shpresojmë të kemi rezultate akoma dhe më të mira në vijim", u shpreh Zaho.
