RAPHINHA: MERITOJA TOPIN E ARTË! Sulmuesi: Hansi Flick më dha besim, nuk do të bëhem trajner
Rafinja është i zhgënjyer që nuk e fitoi topin e artë. Sulmuesi është shprehur në një intervisë se u merzit shumë që nuk ishte as në 3 vendet e para. Braziliani rrëfen edhe marrëdhëniet me trajnerin Flik dhe Ançeloti, ndërsa pranoi se nuk do të bëhet trajner në të ardhmen.
Raphinha shkëlqeu sezonin e shkuar me Barcelonën, duke qenë vendimtar në disa sfida dhe duke ndihmuar klubin të fitonte trofe.
Pavarësisht 32 golave, braziljani nuk u përfshi as në 10 lojtarët më të mirë për topin e artë. Një gjë e tillë ka zhgënjyer sulmuesin. Në një intervistë për sofa skorë, Rafinja deklaroi se të paktën priste të ishte mes 3 më të mirëve.
“Do ta vendosja veten të parin. Një çmim individual nuk mund të bazohet vetëm në një kompeticion. Për titujt që fitova, shifrat që arrita dhe gjithçka që kontribuova, mendoj se e meritoja ta fitoja. U mërzita shumë. Prisja të isha të paktën në tre vendet e para”
Raphinha theksoi rëndësinë e Hansi Flick në rritjen e tij dhe në ringritjen e ekipit
“Flick ishte ai që praktikisht më bëri të kisha sezonin më të mirë të karrierës sime. Ai më dha besim kur mendoj se askush tjetër nuk e bëri, as vetë unë. Është një marrëdhënie natyrale”.
Raphinha foli me superlativa për ndikimin e Anchelottit që nga marrja e drejtimit të Kombëtares braziljane
“Më befasoi shumë. Mënyra se si punon, mënyra se si qëndron pranë lojtarëve, bën një ndryshim të madh. Pas ardhjes së tij, filluam të rilidhemi sërish”.
Braziljani nuk heziton të pranojë mangësitë e tij.
“Jam shumë vetëkritik. Ndonjëherë relaksohem në momente kur nuk duhet. Sot e shoh veten më shumë si një organizator loje, dikë që mendon shpejt dhe pozicionohet mirë.”
Raphinha pranoi se nuk ka në plan të bëhet trajner pasi të lërë futbollin, ndërsa theksoi se objektivi i tij është të fitojë kupën e botës.

