ITALIANËT KUNDËR ICE/ Agjencia federale amerikane do të mbështesë sigurinë në Lojërat Olimpike
Zyrtarët dhe dilpomatët italianë kanë kundërshtuar dërgimin e agjentëve amerikanë të ICE për të mbështetur sigurinë e Lojërave Olimpike që do të mbahen muajin e ardhshëm në Milano. Ndërkohë pala tjetër ka sqaruar se roli i tyre do të jetë vetëm këshillues.
Zemërimi po rritet në Itali pas mbërritjes së agjentëve emerikanë të agjencisë për emigracionin dhe doganat ICE, të cilët thuhet se do të ndihmojnë në operacionet e sigurisë në Lojërat Olimpike të Dimrit që do të mbahen muajin e ardhshëm në Milano.
Kjo praktikë, siç thonë zyrtarët amerikanë ka qenë e zakonshme edhe në Lojërat e mëparshme.
Por ligjvënësit kanë kërkuar nga Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, të bllokojë praninë e tyre pas reputacionit që kanë marrë nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në protestat kundër dëbimit të emigrantëve.
Për këtë ka reaguar edhe ish kyeministri italian, Giuseppe Conte, i cili i ka kërkuar qeverisë të vendosë limitet dhe të marrë vendime të qarta pas veprimeve gjithnjë e më agresive të ICE në SHBA.
Zyrtarë amerikanë dhe diplomatët në Romë po përpiqen të sqarojnë rolin e agjentëve gjatë Lojërave.
Pas takimit me ministrin e brendshëm italian të martën, ambasadori amerikan në Itali, Tilman Fertitta, tha se roli i tyre do të jetë këshillues dhe bazuar në inteligjencë, pa pjesëmarrje në patrullim ose zbatim ligji.
Komiteti Olimpik dhe Paraolimpik i SHBA tha për CNN se nuk bashkëpunon me agjenci të zbatimit të ligjit ose imigracionit planifikimin ose ekzekutimin e lojërave, përfshirë ICE.

