VIDEO/ Rikthehet Gjesti! Këngëtari 'bërtet' dhimbjen e humbjes së vëllait në hitin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 18:56
Pas humbjes së vëllait, artisti i njohur Gjesti i është rikthyer skenës muzikore.
“Memories” mban titullin projekti i ri, një këngë me ngarkesë të fortë emocionale që reflekton ngjarjet e fundit në jetën e tij personale, me theks të veçantë te humbja tragjike e vëllait, e cila tronditi opinionin publik kohë më parë.
Ky projekt përfaqëson jo vetëm rikthimin e Gjestit në muzikë, por edhe një rrugë shprehjeje artistike për të gjitha emocionet dhe sfidat e muajve të fundit.
