Martesa në krizë? Avokatja Lika zbardh arsyet pse të rinjtë shqiptarë po i thonë “Jo” altarit

Në një diskutim të detajuar mbi marrëdhëniet juridike dhe sociale në familjen shqiptare, theksohet rëndësia e kontratave dhe formalizimit të marrëdhënieve, jo si shenjë mosbesimi, por si mjet sigurie.

Tradita shqiptare shpesh e ka lënë anën ligjore pas dore duke u bazuar te fjala e nderit, por realiteti modern tregon se dokumentimi ligjor shmang konflikte të rënda midis brezave apo në raste fatkeqësish.

Pikërisht ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai.

Avokatja  Brunilda Lika u shpreh e mendimit se pasiguria ekonomike, frika nga përgjegjësia dhe rritja e moshës së ndërgjegjësimit janë disa nga arsyet kryesore pse të rinjtë në Shqipëri po hezitojnë gjithnjë e më shumë të hedhin hapin drejt martesës.

Lika ka shpjeguar se ndonëse martesa mbetet një institucion thelbësor, sfidat moderne po ndikojnë në rënien e numrit të tyre, ndërkohë që divorcet mbeten në nivele shqetësuese.

“Ligji jua jep të drejtën qytetarëve shqiptarë që ta lidhin këtë kontratë, por mentaliteti ende jo. Sigurisht që shmang konflikte në të ardhmen, në rast të një divorci të mundshëm.

Pra, bashkëshortët nuk kanë pse të diskutojnë edhe nëse kanë vendosur që të divorcohen, në të ardhmen nuk kanë pse diskutojnë për pasuritë e tyre dhe për mënyrën se si do t'i ndajnë ato.

Pra kontrata paramartesore e zgjidh këtë problematikë, por kuptohet që çështja është që nuk është shumë e mirëpritur.

Pra, martesa është përgjegjësi, nuk është vetëm një veprim. Kjo është, ndërgjegjësimi pra, është një arsye.

Sigurisht, edhe faktori ekonomik i step të rinjtë që të marrin një hap për të lidhur një martesë ligjore. Faktori ekonomik, emigrimi, sepse faktor ekonomik është edhe emigrimi, arsyeja pse njerëzit emigrojnë ende është ekonomia, patjetër.

Pasiguria e të rinjve që ndjejnë në Shqipëri për të ardhmen e tyre, sepse shumë të rinj nuk kanë një punë të sigurt afatgjatë.

Pra, nuk mund të parashikojnë nëse të ardhurat e tyre do të jenë mjaftueshëm për të qenë përgjegjës për veten e tyre dhe më tej edhe për familjen që do të krijojnë për martesën e tyre.

Janë faktorë të cilët e bëjnë pra që martesat të mos jenë tashmë shumë, po do të shtoja edhe një element tjetër, që, është ndërgjegjësimi, pra është rritur mosha e martesave.

Njerëzit nuk po preferojnë më të martohen në mosha të hershme dhe kjo gjë është shumë element i mirë në fakt, sepse mosha sigurisht që të lidhësh një martesë duhet të jesh në një moshë të pjekur, në një moshë ku njeriu është i realizuar.

Pra, ka arritur disa gjëra personale e të tjerë dhe është i vetëdijshëm për veprimin që po bën. Dhe divorcet, se e thamë që këto lidhen me njëra-tjetrën dhe divorcet nga ana tjetër gati gati për të njëjtat arsye po ndodhin, për shkak sepse martesat të cilat janë lidhur herët, e bëjnë tashmë, kur vitet kalojnë, palët, çifti, në rastin konkret, reflektojnë dhe kuptojnë që nuk paskan qenë dhe aq njerëz të përshtatshëm për të qenë të martuar.

Faktori ekonomik, sa e pengon sot martesën, nga ana tjetër edhe e shtyn drejt një zgjidhje, sepse kur mungojnë gjërat elementare të përditshmërisë, kur jeta bëhet e vështirë, e pamundur, njerëzit shpesh kanë, krijojnë edhe, le të themi, krijohen dhe mosmarrëveshje dhe përplasje dhe nuk fillojnë të kërkojnë ku qëndron problemi dhe ku është arsyeja sepse, pra, ndodhen përpara një situate të tillë.

Mungesa e komunikimit, kemi, pastaj ne jemi një shoqëri që kemi ende ndikimet edhe nga familjarët, të cilët nuk e lënë të qetë një çift që të shikojë jetën në mënyrë private, të tërhequr, pra, duke qenë në hapësirën e tyre e të tjerë.

Është një faktor tjetër, pra mungesa e besimit. Kemi shumë raste që i janë drejtuar gjykatës vitet e fundit, sepse kemi konstatuar, kanë konstatuar më saktë palët, bashkëshortët, që është shtuar tradhtia bashkëshortore.

Janë një sërë arsyesh në fakt, që kemi shumë zgjidhje martesash, po nga ana tjetër edhe një numër të ulët të lidhjes së martesave, megjithatë duhet ta themi që më së shumti kemi lidhje martesash dhe unë e shoh si pozitive patjetër këtë, sepse martesa mbetet celula më e bukur e shoqërisë dhe njerëzit të cilët janë të vetëdijshëm dhe janë gati për të bërë një hap të tillë, pse jo duhet të martohen”, u shpreh avokatja Brunilda Lika.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”