Martesa nën kontratë, psikologia Caka: Është siguri emocionale, përveç se siguri financiare
Në një diskutim të detajuar mbi marrëdhëniet juridike dhe sociale në familjen shqiptare, theksohet rëndësia e kontratave dhe formalizimit të marrëdhënieve, jo si shenjë mosbesimi, por si mjet sigurie.
Tradita shqiptare shpesh e ka lënë anën ligjore pas dore duke u bazuar te fjala e nderit, por realiteti modern tregon se dokumentimi ligjor shmang konflikte të rënda midis brezave apo në raste fatkeqësish.
Pikërisht ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai.
Psikologia Loreta Caka u shpreh e mendimit se kontrata, është një siguri që të sheshon pjesën e konflikteve që mund të ndodhin më vonë.
“Është siguri emocionale, përveç se siguri financiare. Pse? Sepse ka, pse duhet të ndikojë një gjë në psikologji në qoftë se ajo nuk ndikon në dashuri? Pra, çështjet financiare nuk duhet të ndikojnë në marrëdhënie.
Sepse ti bie në dashuri me një person, bie në dashuri me atë person, jo me gjërat që ai ka. Kështu që çfarë problemi mund të ketë një kontratë?!
Tani realiteti, pra një kontratë e tillë nuk prish asnjë punë për aq kohë sa ti do personin dhe nuk do pasurinë e tij.
Dhe për aq kohë sa ai për sigurinë e tij financiare, por dhe psikologjike, emocionale, vendos një kontratë paraprake para martesës, nuk duhet të ndikojë në vendimin tënd. Sepse ti do personin”, u shpreh psikologia Loreta Caka.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

